LIFESTYLE, 21 Maj 2018, 10:26

“Më ka marrë malli të shes drogë”! Reperi shqiptar zbulon të kaluarën e errët

Ai është bërë i famshëm falë bashkëpunimit me Ledri Vulën.  Kënga e tyre “Merri merri” ka pasur shumë sukses dhe me sa duket reperi Betim Januzi i njohur si Buta, do të vijojë me projekte të reja po kaq të suksesshme.

Megjithatë, pavarësisht famës që ka sot, pak vetë e dinë të kaluarën e errët të reperit. Ai e ka zbuluar vetë faktin që para se të merrej me muzikë, ka shitur drogë.

“Kjo puna e rapit është cool por ndonjëherë më mungon shitja e drogës”, shkruan Buta në një foto të publikuar në Instagram ku shfaqet me cigare në gojë.