AKTUALITET, 6 Korrik 2019, 14:15

Përmbytjet, një milionë persona braktisin shtëpitë në Japoni

Përmbytjet, një milionë persona braktisin shtëpitë


Përmbytjet masive në Japoni kanë bërë që më shumë se një milion persona të evakuohen në pjesën jugore të vendit.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëmtim të shtëpive dhe rrugëve.

Transporti hekurudhor dhe ai rrugor është ndërprerë deri në përmirësim të situatës. Portat e digave janë hapur për të shmangur katastrofat nga çarja e tyre.

Edhe pse këto dy ditë aktiviteti i reshjeve ka rënë, autoritetet vazhdojnë të mbajnë të evakuuar banorët si dhe kanë dhënë paralajmërimin se ekziston rreziku më i madh për rrëshqitje dheu.