AKTUALITET, 6 Korrik 2019, 13:12

“Sjellje dëshpëruese për të kapur cepin e një fotoje”, ish-deputetja degjeneron Ramën: Babloku ynë…

“Sjellje dëshpëruese për të kapur cepin e një


Nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas samitit të Poznanit që u mbajt për dy ditë në Poloni.

Sipas Mehmetajt ajo që u kuptua lehtësisht në këtë samit ishte fakti që Rama kishte vetëm si qëllim kapjen e ndonjë cepi për foto, pasi nuk arriti të siguronte as edhe një projekt.

Postimi i Kejdi Mehmetaj:

Samiti i Poznanit, nul për Edi Ramën!

Ajo që u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit ishte sjellja dëshpëruese e Edi Ramës për të qenë në ndonjë cep fotoje me drejtuesit e Samitit.

E ndërsa të gjithë Kryeministrat e tjerë të rajonit përfituan projekte të rëndësishme për shtetet e tyre, bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan.