TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është shpallur hero i momentit në Greqi pasi shpëtoi nga flakët qentë e një familjeje greke.
30-vjeçari Anton Nake, ishte duke shëtitur kur dëgjoi zhurmat e qenve të mbetur brenda banesës ku kishte rënë zjarri.
Njeri qen ishte mbrapa derës dhe iu hodh në krahë sa e pa, kurse i dyti edhe pse e sulmoi arriti të shpëtohej në kohë nga shqiptari.
“Unë do doja të bëja më shumë, tha ai. Unë veprova instinktivisht dhe që të fitoja kohë,”-tha ai për mediat greke.
Anton Nake kishte shkuar që 6-vjeç në Greqi ku edhe punon si shpërndarës ushqimesh “fast foodi’.