AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 08:37

“Për katër muaj shkatërroi gjithë botën”, eksperti amerikan tjetër paralajmërim për koronavirusin: Nuk ka përfunduar ende

“Për katër muaj shkatërroi gjithë botën”,

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka thënë se koronavirusi nuk “ka përfunduar ende”, duke e përshkruar atë si “ankthin më të keq”.

“Në një periudhë prej katër muajsh ka shkatërruar gjithë botën”, ka sqaruar ai në një konferencë.

“Miliona e miliona njerëz janë infektuar në gjithë botën. Kjo konsiderohet të ketë ndodhur në periudhë shumë të shkurtër”.

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, i ka bërë këto komente në një konferencë të organizuar nga Organizata për Bioteknologji Inovative.

Mirëpo pavarësisht pse ka pranuar se është befasuar nga shpejtësia e përhapjes së virusit, ai ka thënë se është i bindur që vaksina do të gjendet.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet amerikane kanë regjistruar mbi 1.9 milion persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre, mbi 100,000 pacientë kanë vdekur. /Rel