TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e kësaj të marte policia e Elbasanit ka realizuar një ndjekje si nëpër filma në rrugët e qytetit.
Mësohet se është ndaluar në Bradashesh në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, një mjet tip “Seat”, ngjyrë e bardhë me targa AA 452 VY, me dy persona të grup moshës 25-30.
Dy personat e kanë marrë mjetin me qira në Tiranë.
Sipas Abc News, në këtë ndjekje janë përfshirë forca të shumta police, rreth 30 efektivë, të cilët kanë arritur të kapin dy të rinjtë të cilët i kanë shoqëruar në komisariatin e policisë Elbasan.
Nuk bëhen me dije detaje të tjera për dy të rinjtë e shoqëruar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një prej të ndaluarve është person e shpallur në kërkim.