AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 17:12

Përgjimet, reagon sërish Rama: E konfirmoj bisedën që kam bërë, por këtë e ka gatuar shërbëtori i Saliut

Përgjimet, reagon sërish Rama: E konfirmoj bisedën që kam

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish pas përgjimeve skandaloze të publikuara nga BILD, ku faktohet blerja e votave nga eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste. Në një nga përgjimet Edi Rama flet me Arben Keshin dhe e pyet nëse janë realizuar objektivat. Rama nuk e mohon këtë bisedë, por sipas kryeministrit ajo nuk tregon asgjë dhe se historia e përgjimeve është "skandal i gatuar nga shërbëtori i Saliut".

"Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë", shkruan Rama.