TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të BILD, lidhur me blerjen e votave dhe presionit ndaj votuesve të Partisë Demokratike. BILD ka publikuar edhe një përgjim të kryeministrit i cili, pyet Arben Keshin, nëse ka realizuar objektivat. Ndërkohë, në përgjime të tjera, tregohet se ky individ, ka paguar para dhe ka bërë presion ndaj votuesve të Partisë Demokratike.
Në reagimin në rrjetet sociale, Rama thotë se nxit prokurorinë për të hetuar.
"Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!.Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24", shkruan Rama.