AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 16:44

“Kush u mor me pjesën e transportit të parave? Keni mbështetjen e shtetit, merrni…”, Damian Gjiknuri në përgjime me biznesmenin për blerjen e votave (VIDEO)

“Kush u mor me pjesën e transportit të parave? Keni


Damian Gjiknuri, ish-ministri i Transportit dhe Energjetikes është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuarën zgjedhjet e Dibrës me Partinë Socialiste.

Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.

Sipas Gjiknurit ata janë mbështetet dhe nga shteti për të kryer këtë punë, ndaj i kërkon ati që të marrë listën dhe të kërkojë mbështetje.

Përgjimi 14, Damian Gjiknur-Bekim Krashi

Bekim Krashi: Po, shef

Damian Gjiknuri: O Bekim, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur nga shteti për atë punë.

Bekim Krashi: Ne, me thënë të drejtën, ne nuk jemi mbështet shumë për atë punë. Por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/06/GJIKNURI.mp4"][/video]