AKTUALITET, 2 Janar 2020, 13:49

Ibrahimoviç rikthehet në Itali dhe tifozët se lënë të marrë frymë: Kjo është shtëpia ime

Ibrahimoviç rikthehet në Itali dhe tifozët se lënë


Zlatan Ibrahimoviç ka mbërritur më në fund në Milano dhe ky është një rikthim I bujshëm në Itali pasi ka firmosur kontratën për kuqezinjtë.

Mëngjesin e sotëm atij i është rezervuar një pritje spektakolare, tifozë të shumtë të cilët u mblodhën në aeroport ndërsa ai u shoqërua nga një tjetër legjendë e Milanit, Boban.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin këtu. Është një emocion i madh për mua.

Unë gjithmonë kam thënë që kjo është shtëpia ime” – shkruan Zlatan Ibrahimoviç në rrjete sociale.

Nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur pasi sot suedezi do të bëjë testet mjekësore dhe do të firmosë kontratën ndërsa ditën e nesërme ai do të jetë gati për prezantimin.

Futbollisti është rikthyer në Itali pas dakordësisë me klubin e Milanit për transfertën e tij për 6 muaj por me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër.