AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 12:12

Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët Soreca, Kim, Norman

Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët Soreca, Kim, Norman


Ka përfunduar takimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.

Mësohet se në tryezë ishin të pranishëm edhe aleatët e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, ndërsa takimi është kërkuar nga vetë kreu i demokratëve.

Ndërkohë, ky takim vjen një orë para mbledhjes së Këshillit Politik, ku do të diskutohet për hapjen e listave dhe  ndikimin e  amendamenteve kushtetuese tek koalicionet parazgjedhore.

Ditën e djeshme PS konfirmoi pjesëmarrjen në këtë mbledhje.

Sakaq dje ambasadorja amerikane Yuri Kim bashkë me Luigi Sorecën zhvilluan një takim me kryeministrine Edi Rama, ku në fokus ishte Reforma Zgjedhore.