AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 11:44

“Demokraci me brekushe”/ Ledi Shamku ngre shqetësimin: Shumë shpejt shqiptarët do të flasin masivisht turqisht, ja çfarë ndodh nëpër lokale

“Demokraci me brekushe”/ Ledi Shamku ngre shqetësimin:


Studiuesja Ledi Shamku ka ngritur shqetësimin se shqiptarët kanë krijuar varësi ndaj telenovelave me sulltanë dhe filmave turk. Teksa tregon se edhe në lokalet e kryqytetit shihen filma turk, ajo thekson se shqiptarët shumë shpejt do të flasim masivisht turqisht.

Seç kam një bindje që shqiptarushët e nesërm do mësojnë të flasin masivisht turqisht siç mësuam ne shqiptarushët e djeshëm të flisnim masivisht italisht: nga televizori. Demokraci me brekushe!!!!”, shprehet ndër të tjera Shamku.

Postimi i plotë:

DJE DHE SOT

Dola sot paradite se nuk kisha qepë. Ngjitur me qepët, ishin hudhrat dhe ngjitur me hudhrat ishte një bar-kafe, me një azgan televizor përjashta. Ky azgan-xhomllik-televizori po jepte një film ku dy jaranë po ziheshin turqisht. Rreth e rreth televizorit ishin ul ca kalamaj, kalaburra, kalagra, kalaçuna e kalaçupa që as gëk as mëk, po sytë te jaranët gyzel gyzel.

Dola sot pasdite prapë se nuk kisha nerva. Nervat i gjeta te një tjetër bar-kafe, me një tjetër azgan televizor përjashta. Ky azgan-xhomllik-televizori po jepte një film ku një Sulltan me një Pashà po ujdisnin turqisht. Rreth e rreth televizorit ishin ul ca kalamaj, kalaburra, kalagra, kalaçuna e kalaçupa që as gëk as mëk, po sytë te Sulltani alla-alla!

Seç kam një bindje që shqiptarushët e nesërm do mësojnë të flasin masivisht turqisht siç mësuam ne shqiptarushët e djeshëm të flisnim masivisht italisht: nga televizori. Demokraci me brekushe!!!!