TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pronari i një biznesi ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës këtë mëngjes, pasi është alarmuar kur ka gjetur tek dera e dyqanit, disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.