AKTUALITET, 21 Tetor 2020, 15:43

Përfshihet nga flakët një banesë te Liqeni i Thatë në Tiranë

Përfshihet nga flakët një banesë te Liqeni i Thatë

Në banesën e marrë me qera nga shtetesja M.Xh., në zonën e Liqenit të Thatë ka rënë zjarr pak orë më parë. Nga përfshirja e flakëve ka vetëm dëme materiale e nuk ka rrezikshmëri për banorët.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.