TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka arrestuar katër persona mes tyre një shqiptar, pasi u kapen me 6.5 kg drogë dhe 6150 euro.
Sipas mediave, në momentin e ndalimit shqiptari paraqiti një dokument identifikimi të rremë italian. Shqiptari u vu re nga policia teksa po transportonte 1 kg droge nga një mjet në një mjet tjetër.
Policia u përpoq të ndalonte automjetin në të cilin u dërgua droga. Gjatë ndjekjes, shoferi makinës bënte edhe manovra duke ecur me shpejtësi.
Ndërsa policia ka përdorur edhe armët për të detyruar shoferin të ndalonte, i cili fillimisht u përplas me tre makina policie, ku si pasojë u plagos një efektiv.
Në makinën ku ndodhej droga ishin tre grekët, ku njëri prej tyre u ankua se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore, për këtë arsye ai u dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u dërgua në paraburgim.
Më vonë policia lokalizoi edhe 37-vjeçarin shqiptar, i cili dorëzoi drogën. Nga kontrolli, policia tha se shqiptarit iu gjetën edhe 5.5 kg drogë në një depo, ndërsa iu sekuestruan edhe 6,165 euro.
Ta arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.