TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e sotme për shtyp, denoncoi sërish aferën e inceneratorëve dhe bëri thirrje që SPAK të hetojë grupin e struktuaruar kriminal të kësaj afere, që ai e quajti "vjedhje a shekullit".
Basha tha se drejtësia e re është paralizuar dhe se media në një masë të madhe është censuruar dhe kjo ka ndodhur për shkak të interesave të mafias së plehrave, Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe personave që PD ka denoncuar.
"Vetëm prokurorët e SPAK nuk lëvizin, ndërkohë banda planifikon të marrë 120 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Kjo nuk është betejë midis PD-së dhe PS-së, nuk është një debat politik, midis meje dhe kryeministrit në ikje. Kjo është një aferë që përball çdo shqiptar me një grup të strukturuar kriminal, që po u vjedh shqiptarëve paratë në mes të pandemisë. Në kohën kur mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës dhe nuk ka as paketë të tretë dhe asnjë ndihmë ekonomike.
Përballja është mes gjithë shqiptarëve dhe Edi Ramës, kreut të kësaj bande. Pa miratimin, aprovimin dhe përfitimin e të parit të qeverisë, kjo nuk mund të ndodhte. Kjo paralizë totale e drejtësisë së re dhe vello e censurës së shumicës së medias shqiptare, komandohet nga bashkimi i interesave mafiozë të mafias së plehrave me interesat kriminale të Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Erion Veliajt dhe mafias së plehrave.
Paratë do t’ua sekuestrojmë dhe t’ua kthejmë taksapaguesit shqiptar", tha Lulzim Basha.
Ndërkohë, paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka lidhje me procedurat e koncesioenve të inceneratorëve dhe nëse këto procedura kanë probleme, duke të merren institucione të tjera, duke e hequr përgjegjësinë nga vetja.
VIDEO:
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/10/21/rama-lan-duart-me-inceneratoret-procedurat-nuk-jane-puna-ime-nese-ka-probleme-ti-zgjidhin-institucionet-e-tjera/