AKTUALITET, 21 Tetor 2020, 13:21

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën motoristi

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën motoristi


Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Panorama bën me dije se një makinë është përplasur me një motor, drejtuesi i të cilit raportohet të ketë humbur jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje. Hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur, teksa nuk ka informacion zyrtar nga blutë e Shkodrës.