TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rej Manaj i ka dhuruar triumfin skuadrës së tij Albasete në ndeshjen e mbrëmjes së sotme përballë Alkorkonit në transfertë. Goli i sulmuesit shqiptar ishte ai që vendosi ndeshjen, teksa lushnjari u tregua gjakftohtë nga pikë e bardhë duke ekzekutuar saktësisht një 11-metërsh.
Ky ishte goli i dytë për 22-vjeçarin në këtë kampionat. Ndërkohë, ky sukses i ardhur nga këmbët e Manaj, ishte shumë i rëndësishëm për Albaseten. Kjo pasi ekipi vinte nga dy ndeshje pa fitore, teksa një e kishte humbur dhe një barazuar.
Me këto tri pikë, Albasete ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit, me 16 pikë të grumbulluar në 10 javë kampionat. Objektivi i këtij sezoni është ngjitja në La Liga, ndërsa Rej Manaj është një pikë e rëndësishme e këtij projekti.