TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ngjarjet më të debatuara dhe të përfolura të ditëve të fundit, janë përdhunimet e dy të miturave, përkatësisht të një 16-vjeçarje nga Drenasi i Kosovës dhe një 13-vjeçarje në Kavajë.
Kjo ka shkaktuar reagimin e opinionit publik, politikës, dhe personazheve të ndryshme publike të vendit. Një ndër to është edhe vajza e ish-ministrit Niko Peleshi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alesia Peleshi, dënon aktet dhe jep një mesazh për shoqërinë, prindërit, viktimat e këtyre ngjarjeve dhe meshkujt.
“Edukoni djemtë që të kenë respekt për të gjitha femrat jo vetëm për nënat, motrat apo kurshërirat e tyre. Dhe edukoni veten tuaj për të kuptuar që kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe psikologjike të një fëmije, nuk ka ‘turp nga çdo thonë njerëzia’.
Denonconi në kohë. Ju viktima të ngacmimit seksual mos bini pre e shantazhit dhe manipulimit dhe mos heshtni. Jeni më të fuqishme nga sa mendoni.
Meshkuj që nuk edukoni dot hormonet tuaja të çrregullta, vërini ndonjë dryn zinxhirit të pantallonave.”
Më tej ajo thotë:
“Eshte per te ardhur keq qe duhej te prisnim te ndodhte nje skandal si dy shembujt katastrofike te diteve te fundit qe te reagonim. Dhe eshte per tu alarmuar fakti qe ka akoma shume njerez qe me injorancen me te madhe, normalizojne krimin e neveritshem te perdhunimit dhe madje fajsojne viktimen. Me kane zene syte argumentat me qesharake.
“Pa e leshuar eren k…. qente s’i shkojne mbrapa” lexova te thoshte dikush ne lidhje me vajzen 16 vjecare qe u perdhunua nga tre burra madhore ne moshe.”
Postimi i plotë:
Femra shqiptare duron. Duron shume me shume nga c’duhet te duroje. Duron paragjykimet, duron diskriminimin shoqeror dhe konservatizmin, duron keqtrajtimet ne familje, duron objektivizimin, duron ngacmimet seksuale te peshtira nga parazitet qe nuk kontrollojne dot hormonet. Sigurisht, ka edhe shume meshkuj qe perballen me probleme te ketij tipi. Ama statistikat tregojne se perqindja me e madhe e ndikuar jane femra, prandaj po fokusohem te to.
Qe nje pjese e mire e Shqiperise dhe Kosoves ende vuajne nga nje stigme e madhe lidhur me gjinine femerore, eshte tashme e qarte. Eshte per te ardhur keq qe duhej te prisnim te ndodhte nje skandal si dy shembujt katastrofike te diteve te fundit qe te reagonim. Dhe eshte per tu alarmuar fakti qe ka akoma shume njerez qe me injorancen me te madhe, normalizojne krimin e neveritshem te perdhunimit dhe madje fajsojne viktimen. Me kane zene syte argumentat me qesharake.
“Pa e leshuar eren k…. qente s’i shkojne mbrapa” lexova te thoshte dikush ne lidhje me vajzen 16 vjecare qe u perdhunua nga tre burra madhore ne moshe. Me pak fjale, ne Kosove (edhe Shqiperi) ekziston akoma koncepti se nese nje femer perdhunohet, eshte faji i saj sepse eshte veshur me fund te shkurter. Eshte faji i saj sepse ecen ne menyre provokuese. Eshte faji i saj sepse “i krruhet vete”.
Eshte faji i saj sepse eshte femer.
Po fajin per traumen e shkaktuar per ato te mitura, kush e merr? Kush fajsohet per demin psikologjik (me siguri edhe fizik) qe do t’i beje te ndihen te pista gjithe jeten? Po per humbjen e nje krijese te pafajshme qe pati fatin e zi te ngjizej nga nje mekat i ndyre?
E cuditshme sesi shume meshkuj shqiptare e trajtojne ngacmimin seksual si shaka. Ama kur dikush ju ben qofte edhe nje kompliment motrave apo kusherirave te tyre, terbohen. Ah, sikur te trajtonin cdo femer me te njejtin respekt qe duan t’ju trajtohen motrat. Tete djem. Tete djem minorene, me trurin ende te paformuar plotesisht, qe mendojne per te tilla perversitete si shantazhi per favore seksuale. Nuk dua te gjykoj familjet sepse shpeshhere nuk eshte faji i prinderve kur femijet e tyre perfundojne ne krime te tilla.
Por me duhet te them dicka. Edukoni femijet tuaj qe te mos sakrifikojne mireqenien e dikujt tjeter per kenaqesi vetjake. Edukoni femijet tuaj qe te kuptojne se marredheniet seksuale kryhen vetem me deshiren e te dyja paleve. Edukoni djemte qe te kene respekt per te gjitha femrat, jo vetem per nenat, motrat, apo kusherirat e tyre. Dhe edukoni veten tuaj per te kuptuar qe kur behet fjale per mireqenien fizike dhe psikologjike te nje femije, nuk ka “turp nga c’do thone njerezia”. Denonconi ne kohe!
Ju, viktima te ngacmimit seksual, mos bini pre e shantazhit dhe manipulimit dhe MOS HESHTNI! Jeni me te fuqishme nga sa mendoni.
Ndersa ju, meshkuj qe nuk edukoni dot hormonet tuaja te crregullta, verini ndonje dryn zinxhirit te pantallonave.