TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bajern Mynih respekton të gjitha pritshmëritë teksa në “Allianz Arena” mposhtën me rezultatin 3-1 Shalke. Bavarezët lënë kështu pas krahëve humbjen e javës së kaluar ndaj Bajer Leverkusen.
Takimi nisi mirë për rekordmenët gjermanë ndërsa kaluan në epërsi në minutën e 12 falë një autogoli të mbrojtësit Bruma. Megjithatë Shalke gjeti forcë për të reaguar ndërsa arritën të barazonin në të 25-tën minutë me sulmuesin Kutuçu. Ndërkohë festa e miqve zgjati shumë pak teksa dy minuta më pas, Bajerni, kaloni sërish në avantazh. Këtë herë ai që u ngjit në katedër ishte sulmuesi Robert Levandovski që shënoi golin e 13 personal në këtë sezon.
Në fraksionin e dytë të lojës, bavarezët arritën të shënon edhe golin e sigurisë në minutën e 57 falë rrjetës së Gnabri, duke vendosur në kasafortë një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm për garën e titullit në Bundesliga. Pas kësaj fitoreje, Bajerni, vendos nën presion kryesuesit e Dortmund që më herët u ndalën në një barazim spektakolar 3-3 ndaj Hofenhajm.
