AKTUALITET, 10 Shkurt 2019, 09:41

Keni aplikuar për vizë emigruese? Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për vizë emigruese, që të dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor 2 javë para intervistës.

Aplikantë për vizë imigruese: pasi të mësoni datën tuaj të intervistës nga NVC, dy javë përpara datë së intervistës ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor”, – shpjegohet në njoftimin e ambasadës.

Në vijim, ambasada e SHBA fton qytetarët të kërkojnë sqarime nga konsullja Ana në Facebook.