AKTUALITET, 9 Shkurt 2019, 23:28

Panuçi: Viti 2018 i tmerrshëm, kam reflektuar…

Panuçi: Viti 2018 i tmerrshëm, kam reflektuar…

Trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci, ishte i ftuar në “Zona Gol”, ku dha informacionet rreth gjendjes së futbollistëve kuqezi dhe pritshmërive që ka për të të ardhmen.

Për sa ditë mund të bëhet Shqipëria?

Shqipëria po rikuperon ndonjë lojtar, kemi disa të tjerë për të rikuperuar. Kemi kaluar një vit 2018 të tmerrshëm dhe shpresojmë që 2019 të jetë i mbarë.

Për çfarë ju ka shërbyer me shumë kjo pauzë?

Kjo periudhë më ka shërbyer për të reflektuar. Siç e mbyllëm në ndeshjen e fundit me Uellsin, pranova që duhet të reflektoj e të ndryshoj. Besoj se do rregullojmë gjithçka, që ky vit të jetë i mbari.”

Si është gjendja e futbollistëve të ekipit?

Po rikuperojmë Sadikun, të shohim si do të jetë Roshi. Abrashi po rikthehet. Cikalleshi ka shënuar, por duhet të vazhdojë, sepse për 4-5 muaj nuk ka shënuar. Është një gjendje që të gjithë futbollistët, më shumë se sa t’i grumbulloj unë, ata duhet të vijnë vetë, me formën dhe me golat e tyre.

Ndjeni keqardhje që ju është dashur të hiqni dorë nga futbolli sulmues me Shqipërinë?

Në këtë 1 vit e gjysmë, e kishim thënë që do bënim eksperimente. Nuk patëm përgjigjet e duhura, por tani bazën do e nisim nga diçka më e sigurt mbrapa. Do kemi një skuadër në mbrojtje, sepse mund të na sjellë tek suksesi.

Keni grumbulluar gjatë kësaj periudhe 44 lojtarë…

Lista do jetë më e shkurtër, rreth 18-20 futbollistë. Durmishaj po shënon në Greqi, por grupi do jetë ai që ka qenë. Mund të ketë edhe ndonjë prurje të re. Rrugës, prej dëmtimeve apo pezullimeve, do të ketë edhe futbollistë të tjerë që do afrohen. Por, grupi është.

Jeni gati për muajin mars?

Kam vënë re që kur i kërkoja skuadrës të luante futboll hapur, bëheshim shumë të kërcënueshëm. Tani duhet të jemi më të mbyllur, më kompakt. Të katër ekipet e para kanë qenë në Europianin e 2016-ës, dhe për këtë arsye do të jetë një grup shumë i vështirë.

Nervozoheni shumë kur humbisni, ndoshta duhet të jeni më sportiv në komunikim?

Është e drejtë, edhe unë kam pasur problemet e mia, por në shumicat e takimeve kam pasur 5-6 futbollistë që më mungonin. Të gjithë keni menduar se i kam pasur si justifikime, por jo. Nuk e pranoj dot humbjen, por e pranoj që duhet të jem më i qeshur dhe sportiv, që ta reflektoj edhe të tjerët. Nëse humbas sërish, do marrim Hafizin në konferenca pas ndeshjes.”

Ndoshta edhe marrëdhëniet me futbollistët duhet të jenë më miqësore?

Kur bëhet fjalë për ta, raporti është ndryshe. Duhet një seriozitet dhe profesionalizëm. Ka dy mënyra, të punosh mirë ose keq. Nëse punon mirë, ka rregulla, dhe duhen zbatuar. Jemi në Kombëtare. Në ato 1 orë e gjysmë, dua rregull maksimal. Jashtë, mund t’i pyesni vetë sa i ashpër jam.

Prania juaj në “Selman Stërmasi?

Isha sepse luante Partizani. Siç e dini, kam Bulkun, që e ndjek të gjithë kampionatin. E kam treguar se kam grumbulluar edhe futbollistë nga këtu. Nëse do kemi nevojë, do jemi gati t’i marrim. Jam edhe nëpër Europë, duke parë futbollistë të tjerë. I kemi të ndara punët. Ka disa lojtarë te sulmi i Partizanit që kanë kualitet, shpejtësi. Edhe Kastrioti bëri një ndeshje të mirë. Kam marrë edhe Abazajn, Gavazajn, Lilajn, Gurin edhe ata kanë luajtur në Shqipëri, por tani nuk po luajnë shumë. Vetëm Lilaj që po luan. Asani? Është i shpejtë dhe bën shumë punë, ndoshta.”

Duka u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s…

Ka bërë diçka të jashtëzakonshme, jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë. Po bën zyrat e reja, po kthen këtë federatë, dhe po bën një punë të mirë. Ishte një ditë shumë e mirë për Shqipërinë.