LIFESTYLE, 5 Mars 2020, 11:26

“Për t’i fituar zemrën bashkëshortes”, aktori: Kam këmbëngulur tre muaj rresht për një kafe

“Për t’i fituar zemrën bashkëshortes”, aktori:


Të ftuar në rubrikën e veçantë të “Soiree”, që kishte të bënte me çiftet e njohura dhe vështirësitë për të fituar partnerët përkatës, kanë qenë dhe aktori Visjan Ukcenaj së bashku me bashkëshorten e tij. Bashkë me ta në emision gjendej dhe i biri, Divin.

Visjani ka rrëfyer historinë e veçantë, që fillonte që në bankat e shkollës. Përpjekjet e tij të shumta dhe sfidat që ai kishte kaluar për t’i fituar zemrën bashkëshortes, Jona Xhelilaj, aktori i tregoi në mënyrë të përmbledhur.

“Që në impaktin e parë ndjeva kuriozitet. Ishte një femër e cila nuk ishte e zakonshme dhe ishte shumë e mbyllur.

Nuk fliste me njeri. Ishte realisht një sfidë, pasi unë isha mësuar që në Akademi përgjithësisht tipat e njerëzve janë pak ekstrovertë, duan të duken. Jona ishte komplet e kundërta dhe kjo bënte dukje akoma më shumë. Pastaj kam këmbëngulur për tre muaj rresht që ta takoja, që të dilte në një tek kafe. Çfarë nuk bëja.

Futesha në mes të klasës pa pikë lidhjeje, bëja një batutë interesante dhe ikja",- ka treguar aktori Visjan Ukcenaj.

Ndër të tjera çifti kanë treguar dhe pikat e tyre të dobëta. Bashkëshortja e aktorit theksoi se një ndër dobësitë e Visjanit, ishte se ai ëndërronte pak më shumë seç duhet, dhe ishte pikërisht ajo që e mbante me këmbë në tokë.