TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtyhet premiera e daljes në treg të filmit më të ri të James Bond “No Time To Die”.
Premiera e filmit shtyhet për në nëntor dhe shkak është bërë shpërthimi i koronavirusit, çka ndikon në tregun global të kinemave.
Dalja e filmit të 25-të në serinë fitimprurëse të James Bond ishte planifikuar të dilte në kinematë e Amerikës së Veriut në 10 Prill, por MGM dhe Universal njoftuan të Mërkurën se filmi do të vonohej.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global të kinemave, dalja e ‘No Time To Die” do të shtyhet deri në nëntor të vitit 2020”.
Tani filmi pritet të shfaqet në kinematë amerikane në 25 nëntor. Filmi do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar në 12 nëntor. Shpërthimi i koronavirusit, i cili ka shkaktuar më shumë se 3,000 vdekje në të gjithë botën, çka ka detyruar mbylljen e shumicës së aktiviteteve në Itali, Kore dhe Kinë.
Kina është tregu i dytë më i madh i filmave në botë pas ShBA.