LIFESTYLE, 4 Mars 2020, 13:21

Mijëra euro për një fustan, Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi nuk u kursyen për të njëjtën veshje


E etiketuar si ikona e modës në Shqipëri, ishte Jonida Maliqi ajo që veshi e para fustanin mijëra eurosh, në ngjyrë bezhë, me një material të punuar me thurje. I punuar me detaje, me kopsa përpara dhe i gjatë deri në fund të këmbëve, fustani i Alesandra Rich u pëlqye shumë edhe nga Nora Istrefi, e cila zgjodhi të bënte ‘xing’ me kolegen e saj. Nora Istrefi ka pozuar së fundmi me të njëjtin fustan, ndërsa faqja që poston veshjet e VIP-ava, what.they.wearin ka postuar dhe çmimin marramendës të këtij fustani, veshur nga këngëtarja kosovare. “Nora Istrefi veshur me AlesandraRich,  fustani metalik gold me dopio kopsë (3650 euro), dhe vathët AlesandraRixh (465 euro)”,- shkruan what.they.wearin.
Ndërsa Jonida Maliqi zgjodhi ta vishte me një bust të zi, Nora Istrefi erdhi më sensuale, teksa e mbajti dekoltenë e fustanit hapur, duke i shtuar dhe aksesorët luksozë, vathët.