TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maluma, këngëtari me famë botërore do të mbajw njw koncert për herë të parë në Shqipëri me datë 14 Mars në Sheshin Nënë Tereza. Kanë mbetur dhe 10 ditë dhe organizatorët e koncertit kanë zbuluar për “Anabel.al” detaje të reja. Koncerti do të ketë përmasat e koncerteve botërore dhe Maluma do këndojë për gati një orë e gjysmë. Po ashtu organizatorët kanë zbuluar se në koncertin e madh që do të mbahet festën e Ditës së Verës, do të këndojnë dhe këngëtarë shqiptarë, pa përmendur emra.
“Për herë të parë, Tirana është bërë pjesë e hartës botërore të një artisti në tur dhe eksperienca të tilla tregojnë që show do të jetë identik në të gjitha vendet e botës ku mbahet koncerti. I gjithë koncerti është një suprizë e madhe me çfarë jemi mësuar të shohim në produksionet vendase,” kanë treguar organizatorët.