TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Aulona Musta, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ka folur dhe për marrëdhënien e saj të gjatë me bashkëshortin, Tomin. Ajo ka rrëfyer ndër të tjera që ka qenë gjithmonë kundra për të ndryshuar mbiemrin e vajzërisë dhe për të marrë atë të bashkëshortit, por gjithçka ka ndodhur për arsye besimi.
“Unë kam qenë gjithmonë kundra martesës, e kam parë si gogol. Mora mbiemrin e Tomit dhe kjo ka një arsye. Tomi ka familje ortodokse. Unë besoj shumë në Zot dhe kam dashur shumë të jem ortodokse, një nga arsyet që ndërrova mbiemrin është se doja të pagëzohesha dhe të isha ortodokse,”- është shprehur Aulona Musta.