AKTUALITET, 21 Dhjetor 2019, 09:08

Grabitet gjatë natës një banesë, autorët marrin paratë e ia mbathin. Ja çfarë thotë Policia

Grabitet gjatë natës një banesë, autorët marrin


Banesa e një personi në në fshatin Terihat, Bashkia Dropull është grabitur gjatë natës.

Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash.

Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.