AKTUALITET, 21 Dhjetor 2019, 09:11

Rama shkon me Vuçiçin në Durrës, shikojnë nga afër dëmet e tërmetit

Rama shkon me Vuçiçin në Durrës, shikojnë nga


Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Dukanoviç kanë zhvilluar sot një vizitë në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.

Ata janë shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi, i cili u ka treguar dhe dëmet në pallate, por u ka shpejguar dhe punimet që janë bërë pas tërmetit të 26 nëntorit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/786407475209006/

Në vizitë ka marrë pjesë dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Të 4 liderët kanë parë nga afër dëmet dhe kanë diskutuar se si mund të ndihmojnë banorët që të hyjnë sa më parë në banesat e tyre.