AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 12:09

“Për një fundjavë sportive”, Meta bën xhiro me pedalone: Forcon këmbët dhe nuk harxhon karburant

“Për një fundjavë sportive”, Meta bën xhiro me


Mëngjesi i kësaj të shtune e ka gjetur në det presidentin Ilir Meta.

Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke bërë një xhiro me pedalone.

Presidenti nuk heziton të japë edhe një këshillë, teksa thotë se është më mirë xhiroja me pedalone sesa me jaht, pasi forcon këmbët dhe nuk harxhon karburant.

“Përshëndetje të dashur miq!

Më mirë me pedalone sesa me jaht sepse i forcon këmbët për të ngjitur malet më të larta, por edhe nuk harxhon karburant. T’ja kaloni mirë sot!”, shprehet Meta.