AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 10:28

Raporti i DASH për trāfikimin e qenieve njerëzore, Luan Rama: Kronikë e dështimit të qeverisë “Rama”

Raporti i DASH për trāfikimin e qenieve njerëzore, Luan Rama:


Ish-deputeti i LSI, Luan Rama, reagon pas raportit të DASH për trāfikimin e qenieve njerëzore, duke e cilësuar atë si kronikë të dështimit të qeverisë së Edi Ramës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Luan Rama shkruan se “lufta kundër trāfikimit të qenieve njerëzore ka qenë një prej arritjeve më të mëdha të qeverisë shqiptare, me kulm të vetin operacionin “Puna” të gusht-shtatorit 2002, gjatë të cilit u bllokua përfundimisht trāfikimi i qenieve njerëzore nga vendi ynë drejt Italisë dhe gjithë vendeve të Bashkimit Europian”.

Por, sipas ish-deputetit, me rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me rritjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, është rikthyer edhe krīmi i trāfikimit të qenieve njerëzore.

POSTIMI:

RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT SI KRONIKË E DËSHTIMEVE TË QEVERISË SË EDI RAMËS

Lufta kundër trāfikimit të qenieve njerëzore ka qenë një prej arritjeve më të mëdha të qeverisë shqiptare, me kulm të vetin operacionin “Puna” të gusht-shtatorit 2002, gjatë të cilit u bllokua përfundimisht trāfikimi i qenieve njerëzore nga vendi ynë drejt Italisë dhe gjithë vendeve të Bashkimit Europian.

Mirëpo, bashkë me rritjen e krīmit të organizuar dhe korrupsionit, me rritjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, me krīmin zgjedhor si shfaqje e bashkëveprimit të qeverisë me grupet krīminale dhe me dhunimin e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe të lirive qytetarë, është rikthyer edhe krīmi i trafikimit të qenieve njerëzore, si plotësim i tërësisë së dështimeve të qeverisë së Edi Ramës.

Këtë realitet të turpshëm dhe që nuk duhet të ketë asnjë pikëtakimi më një vend anëtar të NATO-s dhe që ka si aspiratë kombëtare anëtarësimin në BE siç është Shqipëria, e konfirmon edhe raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin thuhet: “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trāfikimit”.

Raporti thekson edhe se qeveria por po bën përpjekje të konsiderueshme për luftën kundër trāfikimit të qenieve njerëzore dhe se falë këtyre përpjekjeve Shqipëria mbeti në Nivelin 2 të vlerësimit, por konstatimi se “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit”, është dëshmia e rradhës në kronikën e dështimeve të qeverisë së Edi Ramës.