AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 10:36

"Rekomandon taksën e sheshtë", Basha: FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për raportin e FMN që rekomandon Shqipërinë sërish për taksën e sheshtë.

Basha në një postim në Twitter thekson se FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet. Sipas kreut të bluve “taksimi Rama”, siç e quan ai zbrazi xhepat e shqiptarëve.

“Taksimi Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.

Raporti i FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse.

Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira”, shkruan Basha.