AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 10:53

Ndërrojnë jetë dy pacientë nga koronavirusi tek Infektivi

Ndërrojnë jetë dy pacientë nga koronavirusi tek Infektivi


Situata në spitalin Infektiv është rënduar. Dy pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid 19.

Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficiencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 61 raste të reja. Ndërkohë orët e fundit janë shëruar 48 persona. Ndërsa vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 359

Durrës 180

Shkodër 156

Vlorë 96

Fier 44

Lezhë 31

Korçë 26

Kukës 16

Elbasan 11

Gjirokastër 7

Berat 5.