TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
ISHP njoftoi për 11 raste të reja me koronavirus në Vlorë duke e çuar në 96 numrin total të rasteve aktive në këtë qytet që prej fillimit të pandemisë.
11 rastet janë punonjëse të një fasonerie në qytet, raporton Abc News.
Nga hetimi epidemiologjik është konstatuar se ato janë raste të kontakteve të mëparshme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 61 raste të reja me koronavirus në vend, ndërsa raportohet për dy të vdekur.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.