AKTUALITET, 6 Maj 2020, 21:37

Kryemadhi: Ne rrimë në shtëpi nga pandemia, kurse Rama mund të ketë "gjelbëruar" fushat...

Kryemadhi: Ne rrimë në shtëpi nga pandemia, kurse Rama mund

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin "Në fokus" në "Tv T", ku ka folur për aktualitetin politik dhe menaxhimin që po i bën qeveria krizës së Covid-19.

Kryemadhi bëri një deklaratë mjaft të fortë, kur tha se gjatë kohës që shqiptarët janë mbyllur brenda, kryeministri Edi Rama mund të ketë filluar "gjelbërimin e fushave", duke i'u referuar mbjelljes së kanabísit.

Monika Kryemadhi: Zoti Rama ka menduar, po bëj ca javë pushim se jam lodhur, po rikuperoj veten, po mbaj dhe gjithë shqiptarët që mos më prishin punë mua, po i fus dhe ata në shtëpi, po i mbyll në shtëpi që mos të bëjnë gjë. Ose, ka bërë ndonjë strategji tjetër, që ja ka fut gjithë fushave, i ka gjelbëruar, i ka kthyer në zona të gjelbra me kanabís.

Gazetari: Mendoni se në Shqipëri është mbjellë kanabís gjatë kësaj periudhe?

Kryemadhi: Për t'u parë janë, se akoma në karantinë jemi. Kur të fillojmë të dalim të takojmë njerëzit, që t'i faktojmë gjërat. Se me fjalë i kemi të vërtetuara, por t'i shikojmë edhe me sy edhe me fakte.

/TPZ.al/