TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë orë nga nisja e procesit të votimit në gjithë vendin, PD përmes zëdhënëses së fushatës Floriana Garo i bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë”, tha Garo.
Mesazhi i PD për shqiptarët, nga zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo:
“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë.
Kjo është një ditë historike feste për demokracinë.
U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë.
Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!”