TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës i cili pak më parë në një fjalim në Kuvend tha se Presidenti Meta hedh vrer për Shqipërinë tek ndërkombëtarët dhe PD përfundoi shtojcë e tij.
Bardhi shprehet se PD po bën çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe si europianë të vërtetë nuk heqin dorë.
Po ashtu ai akuzon Ballën si shtojcë të krimit që ka filluar karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe vazhdon si i tillë.
POSTIMI I GAZMENT BARDHIT
Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të ketij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës.
Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal.
Është detyra jonë që, si europianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës.