AKTUALITET, 5 Mars 2020, 09:26

Helmimi i nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”, prindërit debat me drejtuesit e shkollës: Ja çfarë dyshojnë


Mëngjesi i kësaj të enjte ka nisur me debate të ashpra dhe me panik në gjimnazin “Janaq Kilica” të Fierit, ku ka rinisur procesi mësimor një ditë pas sprajit helmues që u hodh në ambientet e shkollës duke bërë që 60 nxënës të përfundojnë në spital.

Prindërit e gjimnazistëve dyshojnë se ka helmime të tjera brenda shkollës.

Për këtë ata kanë debatuar me drejtuesit e institucionit arsimor.

“Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht”- njofton policia, duke shtuar se ata kishin hedhur në ambientet e shkollës një sprajt me lëndë gazi.