TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati është vënë me “shpatulla pas murit” gjatë një diskutimi në Universitetin e Columbias, në lidhje me temën “Sfidat e Ballkanit Perëndimor”. Ministri Bushati është vënë në një situatë të vështirë kur është pyetur për Turqinë, Rusinë dhe çështjen çame në lidhje me bisedimet me Greqinë.
“Ne, si Shqipëri e kemi konsideruar veten të jemi imunë ndaj Rusisë. Duhet të them se vitet e fundit Rusia ka tentuar të penetrojë në jetën publike, për shembull në media.” – ka thënë Bushati, duke përsëritur në një farë mënyre edhe atë që Rama ka thënë disa herë në takimet e tij në BE.
Po ashtu, pyetjes së profesor David L. Phillips se nga vinë financimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, Bushati nuk i është përgjigjur, por ka folur për për mungesën e xhamisë që ka patur ky komunitet.
“Xhamia është ndërtuar, nuk e di pse kjo duhet debatuar. Për një kohë të gjatë komuniteti mysliman në Tiranë nuk ka pasur xhami dhe klerikët shkonin në shkollat publike.” – tha Bushati.
Por ministri shqiptar nuk ka reaguar kur profesor Phillips ka thënë: Kur Parlamenti Evropian ka mbajtur qëndrim ndaj Turqisë, ju keni mbajtur anën e Turqisë.
Edhe nga publiku bëhen pyetje për investimet turke në rajon. Gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra ndodhet në publik dhe shfrytëzon rastin për të treguar qëndrimin e saj, që nuk përputhet me atë të ministrit shqiptar. Gazetarja thotë se në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, Turqia e Erdoganit ka axhendë islamike. Gra dhe burra shqiptarë i janë bashkuar ISIS.
“Nuk ka politika për preferenca ndaj investimeve turke në Shqipëri. Turqia është vendi i pestë për investimet në Shqipëri. Shqiptarët po japin kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit,” – mbrohet ministri Bushati.
Një përfaqësues i Organizatës shqiptaro-amerikane “Çamëria” ka pyetur ministrin a është Çamëria temë e bisedimeve që Shqipëria zhvillon aktualisht me Greqinë dhe kërkoi më shumë transparencë për këtë çështje, por Bushati nuk mundi të jepte asnjë detaj.
Debatet i ka zbardhur gazetarja e DË, Aida Cama