AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 11:17

Snoop Dogg ashtu siç nuk e keni parë kurrë, autor i një libri kuzhine

Nuk ka si kuzhina ime”. Kështu e përkufizon Snoop Dogg ambientin e gatimit në shtëpinë e tij dhe me sa duket përveç ritmit të këngës ka dhe një pasion tjetër, gatimin. Reperi pritet të nxjerrë në tetor librin e parë me receta, për ta ndarë pasionin e tij me të tjerët.

“From Crook to Cook” do të ketë 50 receta gatimi, të preferuarat e Snoop, personalet që i gatuan vazhdimisht.Recetat janë për makaronat me djathë, djathi në furrë, pula dhe pitet, aragosta dhe “Filet Mignon”.

Koleksioni i recetave debutuese nuk do të përfshijë kanabis, për të cilin reperi nuk e ka fshehur asnjëherë që e përdor. Por, ai ka ndër mend të nxjerrë një tjetër libër në vitin 2020 me temë mbi marijuanën.

Legjenda e hip hopit nuk është i panjohur në fushën e gastronomisë. Aktualisht prezanton një program televiziv me Martha Stewart, “Martha e Snoop’s Potluck Dinner Party”, ku ka edhe garë gatimi.