TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier është identifikuar viktima. Mësohet se 23-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal është Florian Selimi.
Ai dyshohet se është vrarë pas një sherri që mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për këtë vrasje në polici janë shoqëruar disa persona.
Policia gjithashtu ka konstatuar edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është ekzekutuar.
Gjithashtu ka dyshime të forta se Selimi, mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur.
