LIFESTYLE, 19 Gusht 2019, 13:50

Pas tre vitesh heshtje, Rihana rikthehet fuqishëm, së shpejti publikon këngën e re

Pas tre vitesh heshtje, Rihana rikthehet fuqishëm, së shpejti publikon


Rihana është një prej këngëtareve me famë botërore, e dashur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku.

Por krahasuar me ditët e saj më të mira, kohët e fundit është parë një largim i këngëtares nga bota e muzikës, edhe pse ajo nuk heq kurrë dorë nga pasioni i saj.

Ndërkohë pak javë me parë ajo postoi në rrjetet sociale edhe disa foto në të cilat reklamoi rroba të brendshme të saj, “FENTY”.

Nga mediat e huaja është mësuar se këngëtarja po punon për një projekt të ri , “Private Loving”, këngë të cilën Rihana ka dashur ta shkruaj vet.

Ndërsa nuk është bërë publike data e laçimit të këngës, ku mijëra fansa presin të dëgjojnë këngën e saj të re.