AKTUALITET, 1 September 2026, 14:10

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë së Tiranës, Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin

Zhvillime të reja po ndodhin në strukturat drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit nga pozicioni si kryetare e komanduar, Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Eldi Hoxha, ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Largimi i Eldi Hoxhës vjen menjëherë pas ndryshimeve të ndërmarra nga drejtuesi i bashkisë.

Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin.