AKTUALITET, 1 Tetor 2020, 20:32

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve, rikthehet bllokimi në Madrid

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve, rikthehet bllokimi në Madrid

Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, po rikthen bllokimin. Ky vendim është marrë pas një rritje të lartë të numrit të të infektuarve.

Raportohet se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të dalin, ose të hyjnë në zonën e tyre me përjashtim të atyre që lëvizin për arsye pune, arsimimi ose shëndetësore. Organizimet masive do të kufizohen deri në gjashtë persona dhe dyqanet, baret dhe restorantet do të duhet të zvogëlojnë kapacitetin me 50% dhe të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00, jo më tej.

“Madridi është i veçantë sepse shëndeti i Madridit është shëndeti i Spanjës”, tha Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa në një konferencë shtypi të mërkurën, ndërsa njoftoi masat, duke e quajtur situatën “komplekse” dhe “shqetësuese”.

Kufizimet do vijojnë të zbatohen për bashkitë që kanë raportuar më shumë se 500 raste për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, ose ku pacientët me Covid-19 kanë zënë më shumë se 35% të shtretërve në kujdes intensiv. Madridi raportoi 1,586 infeksione të reja ditën e sotme.