TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Babai i aktorit të humorit, Gentian Zenelaj ka humbur betejën me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Zenelaj, i cili thotë se beteja e babait të tij, Rexhep Zenelaj ishte e gjatë dhe e vështirë.
Ai ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe njofton se ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 13:00, në Shëngjin.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”-shkruan Genti.
Më herët në intervista, artisti ka treguar se babain e kishte idhull dhe i ka ngjarë shumë atij.
