AKTUALITET, 28 Dhjetor 2020, 22:41

“Vendimi i njëanshëm i Greqisë për kufirin detar”, Basha i përgjigjet Ramës: Dështimi i dytë më i madh në politikën e jashtme

“Vendimi i njëanshëm i Greqisë për kufirin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë intervistës për "Çim Peka Live" në Syri Tv, ka folur lidhur edhe me vendimin e Greqisë, e cila nxori dekretin për t'u shtrirë në 12 milje në detin Jon. Basha thekoi se, Rama ka qenë duke negociuar me palën greke për vite me radhë dhe në fund Greqia mori vendim të njëanshëm.

Kreu demokrat theksoi se, ky është dështimi i dytë më i madh i qeverisë Rama në politikën e jashtme pas dështimit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

“Edi Rama pretendoi për vite me radhë se ishte duke negociuar me Greqinë për kufirin detar dhe në fund doli që Greqia mori një vendim të njëanshëm. Ky është dështimi i dytë më i madh në politikën e jashtme pas dështimit në fushën e integrimit evropian”- thekoi Basha.