AKTUALITET, 28 Dhjetor 2020, 20:36

Humb jetën nga Covid, inspektori i anti-drogës në Berat

Humb jetën nga Covid, inspektori i anti-drogës në Berat

COVID-19 i merr jetën i Inspektorit të Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Klodian Shevroja ishte prekur nga COVID-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

Ditët e fundit, inspektori Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë.

38-vjeçari Klodian Shevroja, punonte që prej muajit prill si inspektor antidroge në DPV Berat.