LIFESTYLE, 1 Maj 2020, 17:03

Pas ndarjes nga i dashuri jurist, Nevina Shtylla zbulon dekoltenë dhe pozon sensuale, ndjekësit komplimentojnë ‘hiret’, kritkuesit: Mos prish imazhin…


Moderatorja Nevina Shtylla ka publikuar në rrjete sociale një foto ndryshe ku duket më sensuale se kurrë dhe ka ekspozuar hiret e saj. Gjithmonë e rezervuar dhe me foto serioze, bukuroshja e ekranit ka vendosur të pozojë pak më sensuale, teksa ka zbuluar dekoltenë.

Me flokët bisht, veshur me një bluzë të zezë, që është e hapur në pjesën e bustit, moderatorja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar me komplimetet e tyre në rrjet. Mes shumë komentesh që e komplimetojnë për dukjen ndryshe, ka dhe ndjekës që e kritikojnë.

“Kukull,”- shkruan dikush.

“Sa e mirë je,”- shkruan një tjetër.

“Mos prish imazhin me këto foto se nuk të shkojnë,”– i shkruan një fans, moderatores Nevina Shtylla.

Pak ditë më parë, Nevina Shtylla deklaroi në “E diell” se nuk ishte në një lidhje, duke sqaruar kështu faktin, se marrëdhënia e saj disa-vjeçare me juristin ekselent kishte marrë fund.