AKTUALITET, 22 Prill 2019, 11:55

Pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, PD: Më 11 Maj protestë!

Pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, PD: Më 11 Maj


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve , ku edhe është diskutuar data e protestës së opozitës. Sipas gazetarit Klajdi Bodlli protesta do të mbahet më 11 Maj, në orën 18:30.

Kjo është protesta e dhjetë e opozitës së bashkuar, ku përmes së cilës opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë mbledhja e Partisë Demokratike ende vazhdon ku kreu i PD-së Lulzim Basha po diskuton me aleatët opozitarë.

Tpz.al mësoi  pak ditë më parë ,se  opozita  kishte vendosur  mbajtjen e  një tjetër protestë masive në Tiranë, më 11 maj.

Lexo edhe:

http://www.tpz.al/2019/04/18/zbulohet-data-e-protestes-se-madhe-te-opozites/