AKTUALITET, 22 Prill 2019, 10:52

Grabitja e Rinasit, Policia kontroll në banesat e 4 të arrestuarve

Grabitja e Rinasit, Policia kontroll në banesat e 4 të arrestuarve


Policia e Shtetit është duke bërë kontrolle në banesat e 4 të arrestuarve për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas.

Mbrëmjen e djeshme Policia në një operacion të gjerë, të shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Fushë Krujë arrestoi 4 të dyshuar, si grabitësit të parave në Rinas.

Mësohet se të arrestuarit e djeshëm janë: F. Beqiraj, Alkond Bregasi, R. Sula dhe Saimir Çela.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.